Shkenca nuk ka fjalë të mira për pronarët e makinave të shtrenjta
Shkenca nuk ka lajme të mira për poseduesit e makinave luksoze.
Auto & Tek
Sipas dy studimeve të zhvilluara, drejtuesit e automjeteve me çmim të lartë nuk janë të sjellshëm, shkruan CarBuzz, transmeton lajmi.net.
Të publikuara në ScienceDirect, gjetjet i studimit të zhvilluar nga Universiteti i Nevadës tregojnë se këta lloj njerëzish kanë më pak prirje t’i lejojnë këmbësorët të kalojnë rrugën.
Ngjashëm me këtë, një studim i fundit në Finlandë arriti në të njëjtin përfundim, pas një ankete me 1,892 shoferë.
Sipas përpunimeve të rezultateve të kësaj ankete, ata që janë më pak të sjellshëm posedonin vetura të tipit BMW ose Audi.
Duke marrë për bazë këto rezultate, atëherë mund të thuhet se sa më i lirë automjeti, aq më lehtë mund të kalohet rruga. /Lajmi.net/