Barcelona në dilemë – dy janë emrat për sulmin

Barcelona është në një dilemë të madhe, sa i përket zgjedhjes për të ardhmen e sulmit.

Sport

29/02/2020 22:25

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Barcelona janë duke konsideruar emra si Timo Werner dhe Lautaro Martinez për të bërë një lëvizje drejt tyre, gjatë verës, transmeton lajmi.net.

Klubi katalan ka treguar interes për dy lojtarët, por ylli i Leipzig pritet të kushtojë sa gjysma e asaj që Inter do të kërkojë për Martinez.

Werner është treguar vrastar para portës, në kampionatin elitar të futbollit gjerman, Bundesliga.

Leipzig pritet të kërkojnë rreth 60 milionë euro për kartonin e Werner, kurse Lautaro do të kushtojë rreth 111 milionë euro.

Të dy lojtarët shihen si zëvendësues afatgjatë të Luis Suarez, që aktualisht është edhe i lënduar.

Werner është lidhur edhe me një kalim të mundshëm te skuadra e Liverpool. /Lajmi.net/