Përmbysja e çmendur ndodh në Brazil, tre gola pas minutës së 90-të
Ndeshja mes Parana dhe Bahia de Feira ka prodhur një nga përmbysjet më të çmendura që keni parë ndonjëherë.
Sport
Të dyja ekipet luajtën takimin e vlefshëm për Kupën e Brazilit, në të cilin u shënuan pesë gola – të gjithë në pjesën e dytë, transmeton lajmi.net.
Mysafirët shënuan golin e parë me Leonardo (60’) e më pas dyfishoi me Alex Cazumba (69’).
Kur minutat e fundit po afroheshin, ndodhi edhe sensacioni. Thales (90+1’) ngushtoi diferencën, e pas dy minutave Fabricio (90+3’) e bëri fundin edhe më dramatik.
Për t’i vënë kapakun një ndeshje spektakolare, Renan Bressan (90+7’) shënoi për rezultatin përfundimtar 3:2.
Pas kësaj fitore, Parana është kualifikuar në fazën 1/32 të Kupsë së Brazilit. /Lajmi.net/