Kurti e emëron edhe një zëvendësministre
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar e një zëvendësministre në qeverinë e tij.
Lajme
Fatbardha Emini, është emëruar zëvendësministre në ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, shkruan lajmi.net.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot znj. Fatbardha Emini, zëvendësministre në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal”, thuhet në komunikatë.
Kryeministri Kurti duke i uruar suksese në detyrën e re, tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do ta ketë mbështetjen e Qeverisë në avancimin e politikave zhvillimore që ndërlidhen me komunat e Kosovës. /Lajmi.net/