Kryeministri Kurti së bashku me familjen përcollën shfaqjen ‘Liza në botën e çudirave’

Albin Kurti bashkë me vajzën dhe bashkëshorten ishin të pranishëm në tetarin e kukullave.

ShowBiz

22/02/2020 14:37

Albin Kurti, Rita Augestad Knudsen dhe vajza e tyre Lea mbrëmë ishin prezent në shfaqjen ‘Liza në botën e çudriave’ të Lewis Caroll, dramatizuar nga Arzana Kraja e me regji të Melihate Qenës, shkruan lajmi.net.

“Kur perdet e teatrit ranë ne u futëm në botën e tij. Duke e ndjekur nga pas lepurushin e shfaqjes, çuditeshim bashkë me Lizën. Hera herës provonim t’i ndihmonim asaj në matematikë e në gjetjen e kryeqytetit të Kosovës. Viheshim në siklet nga trysnia mbi Lizën, por edhe gëzoheshim kur ajo triumfonte”.

“Njëmend mungojnë kushtet në këtë teatër, por aty ka aq shumë dashuri për të e pasion në të. Aktorët tanë e bëjnë dhe shfaqin maksimumin e tyre në çdo paraqitje skenike, kurse ne duhet që së paku ta japim ndihmën institucionale. Si prind e di rëndësinë e teatrit, prandaj nuk do e lëmë në harresë”.

“Nuk ka emancipim pa teatër”, është përshkrimi i Kurtit pranë fotografive të publikuara. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B83hco_KPDq/