Wilder – Fury, Joshua tregon fituesin
Anthony Joshua pret që Tyson Fury ta fitojë luftën kundër Deontay Wilder.
Sport
Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të ngjiten sërish në ring për të sfiduar njëri tjetrin.
Kampioni i botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, ka dhënë mendimin e tij para këtij meçi.
“Unë mendoj se Fury do të fitojë”, ka deklaruar Joshua, përcjell lajmi.net.
“Dikush që i shkoi aq afër herën e parë, nuk do të lejojë që kjo të ndodh edhe herën e dytë. Kjo ndodhi pas një pushimi prej tre vitesh. Unë dua që ai të fitojë”./Lajmi.net/