Audi A7 i kthyer në një skarë luksoze
Së paku gjysma e makinës, është kthyer në skarë.
Auto & Tek
Vetura e ndarë në mes, është kthyer në një skarë luksoze, e cila mund të kapet për një tjetër dhe të shfrytëzohet për ndonjë shëtitje në ambient të hapur, transmeton Telegrafi.
Gjenerata e gjatë e modelit A7, është kthyer në diçka të cilën Audi as që do ta mendonte, ndërsa nuk e ka humbur dukjen origjinale, së paku të pjesës së pasme.
Në pjesën ku do duhej vendosur bagazhi, janë vënë bombolat e gazit, të cilat e furnizojnë sistemin e skarës me gaz dhe e sjellin zjarrin për pjekje.
Kur të jetë përfunduar, mekanizmi mund të largohet me lehtësi, që të pastrohet, deri në përdorimin tjetër.
Të kthyerit e një Audi A7 një një skarë luksoze, nuk është parë më herët, por duket se është një ide shumë e mirë.
https://www.instagram.com/p/B2xiKhznn4I/?utm_source=ig_embed