Qeni i mençur që udhëton me autobus çdo ditë

Një qen merr autobusin për të udhëtuar i vetëm në parkun e preferuar çdo ditë.

Fun

11/02/2020 17:40

Eclipse, një qen i racës Mastador nga Uashingtoni i SHBA-ve, filloi të udhëtonte në autobusin e D Line për tek Belltown Dog Park në baza ditore, pasi pronari i qenit ishte i zënë, transmeton lajmi.net.

Qeni tetë vjeçar tani është i njohur për të gjithë qytetin, me ata që ndodhen në Seattle ajo ‘i bën të gjithë të lumtur’.

Këto janë disa nga fotografitë që i janë realizuar nga qytetarët atij. /Lajmi.net/