Mospajtime në mes Kurtit e Ramës që në takimin e parë
Në takimin në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama ka pasur edhe mospajtime rreth çështjeve të caktuara.
Lajme
Kjo u kuptua gjatë konferencës për media kur dy homologët u pyetën për minishengenin ballkanik.
“Ky është takimi i parë, ka shumë tema që do t’i trajtojmë. Këtë temë e kemi diskutuar, por pak. Ky takim ishte më shumë për makroshengenin shqiptar, se sa minishengenin ballkanik”, është shprehur tutje Kurti, raporton lajmi.net.
Por Rama nuk u pajtua me prioritetet që i renditi Kurti. Ai tha se fillimisht duhet të flasin për minishengenin ballkanik.
“S’ka makroshengen shqiptar, pa minishengen ballkanik”, ia ka kthyer Rama.
Ndërkohë, Rama theksoi se shteti shqiptar e mbështet Kosovën 100 për qind në procesin e afirmimit si shtet sovran dhe demokratik në të gjitha instancat. /Lajmi.net/