Striptizerja bie nga shufra e argëtimit, thyen nofullën

Momenti i pazakontë kur një striptize bie nga shufra e argëtimit nga një distancë gjashtë metërshe derisa argëtonte publikun duke vallëzuar është kapur në kamera.

Fun

11/02/2020 11:14

Mediet e huaja bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Dallas të Teksasit, SHBA, transmeton lajmi.net.

Përkundër rënies, siç shihet në videon e siguruar, gruaja e pa identifikuar kthehet sërish në skenë dhe vazhdon vallëzimit.

Po ashtu, mediet e huaja bëjnë të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore, duke thyer nofullën, dhëmbët dhe shpinën. /Lajmi.net/