Ishte “zhytur” në një lumë me gjarpërinj – orangutangu i zgjat dorën burrit për t’i ndihmuar
Bota e egër asnjëherë nuk heziton të mahnisë.
Fun
Kësaj radhe, një orangutan ka ndihmuar një burrë që gjendej i rrethuar në një pellg me gjarpërinj, duke ia zgjatur dorën atij. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Indonezi, bën të ditur CNN, transmeton lajmi.net.
Fotografi amator Anil Prabhakar kapi momentin prekës, në të cilin një nga speciet e majmunëve në zhdukje zgjatë dorën për ta ndihmuar burrin.
https://www.instagram.com/p/B7phq1TFUyT/?utm_source=ig_embed
Prabhakar ishte në një ekspeditë me miqtë në një pyll të mbrojtur nga Fondacioni Survival Borneo Orangutan (BOS), duke qenë dëshmitar në vendin e ngjarjes.
“Kishte një tabelë që paralajmëronte për prezencën e gjarprinjve në atë zonë. Kur mbërrijtëm, pamë një burrë duke larguar gjarpra”, tha ai për CNN.

“Papritmas, pashë një orangutan të afrohej shumë pranë tij dhe t’i zgjaste dorën”.
“Mu desh ta kapja atë moment në kamera, ishte tejët emocional”.

Gjarpërinjtë helmues janë grabitqarët e orangutanëve të Borneo, të cilët janë nën kërcënim nga zjarret e pyjeve, humbja e habitatit dhe gjuetia.
Fotografia e tij për momentin është pëlqyer 15,000 herë në rrjetin social ‘Instagram’.
Orangutani është majmuni i vetëm i madh i Azisë dhe gjendet kryesisht në Borneo dhe Sumatra në Indonezi, me 10% të mbetur që gjenden në Sabah dhe Sarawak në Malajzi, sipas fondacionit BOS /Lajmi.net/