Zvicra vendi më i shtrenjtë në botë, ja ku radhitet Kosova e Shqipëria

Zvicra është radhitur si vendi më i shtrenjtë në botë për të jetuar, sipas një studimi të fundit.

Fun

06/02/2020 17:55

Në këtë studim, të kryer nga “CEOWORLD” gjithashtu janë bërë edhe disa nënkategorizime. Për marrje të banimeve me qira, kryeqyteti i Kinës është shpallur si më i shtrenjti, shkruan Daily Mail.

Ndërkohë, në listën e plotë të vendeve më të shtrenjta në botë për të jetuar Kosova radhitet në vendin e 124-të, nga gjithsej 132 shtete, transmeton lajmi.net.

Shqipëria është radhitur në vendin e 95-të.

Edhe sa i përket restoranteve, shteti alpin renditet në vendin e parë. /Lajmi.net/