Formacioni i Juventusit me Messin dhe Ronaldon

Lionel Messi spekulohet se mund të largohet nga Barcelona, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

06/02/2020 15:01

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo më në fund së bashku në një skuadër?

Në një formacion yjesh që mund të shihej deri tani vetëm në ndonjë video-lojë, tifozët e futbollit mund t’i shohin dy futbollistët më të mirë në botë nga dekada e fundit, bashkërisht në një formacion, shkruan “The Sun”.

Messi ka mosmarrëveshje me kryesinë e Barcelonës dhe drejtorin Eric Abidal andaj spekulohet se mund të largohet nga Camp Nou, pas përfundimit të këtij sezoni, transmeton lajmi.net.

Dhe, në mesin e klubeve që mund të shfaqin interesim për transferimin e tij është edhe Juventus i Ronaldos.

Në rast të transferimit në Juventus, ky do të ishte formacioni i Bianconerëve me dyshen Messi – Ronaldo në vijën e sulmit. /Lajmi.net/