Google Maps kap qaste intime të një çifti në plazh

Aplikacioni i Google Maps shfaq një çift në një pozitë jo të mirë në plazh.

Fun

06/02/2020 10:07

Përveç ndihmës në navigacionin e rrugëve, Google Maps është e mirë edhe në kapjen e çifteve në raste jo të përshtatshme, raporton “Daily Star”, transmeton lajmi.net.

Google Maps është që nga viti 2005 dhe është përdorur nga miliona njerëz në mbarë botën. Pamjet e rrugëve u mundësojnë navigacionin në gjithë botën që nga shtëpia juaj.

Në këtë javë, Google Maps zuri pamjen e një gruaje misterioze në mes të rrugës. Tani një qift është zënë në një pozicion jo të përshtatshëm.

Në foto që është bërë në Tajlandë, shihet një grua dhe një burrë që kanë të veshur rroba të zeza. Rreth tyre ka lisa, siç shihet ata po përgatiten të largohen nga plazhi Phuket. /Lajmi.net/