Vdes doktori që mjekonte koronavirusin në Kinë, punoi 10 ditë rresht

Një mjek kinez ka vdekur nga një arrest kardiak, pasi mjekoi koronavirusin e ri për 10 ditë rresht.

Fun

05/02/2020 21:07

Song Yingjie, 27 vjeç, ishte drejtues ekipi në një klinikë lokale në Provincën Hunan, sipas autoriteteve lokale, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Atij iu dha detyra që të kontrollonte temperaturën e shoferëve dhe pasagjerëve në një autostradë. Yingjie kishte punuar pa ndalesë që nga 25 janari, sipas zyrtarëve.

Mjekët në mbarë vendin u përshëndetën si heronj që punuan ditë e natë për të trajtuar epideminë, e cila filloi në qytetin kinez Wuhan dhe ka vrarë të paktën 493 persona.

I ndjeri gjithashtu mori përgjegjësinë vullnetarisht për shpërndarjen e furnizimeve mjekësore të Klinikës Maji, thanë autoritetet.

Numri i vdekjeve nga epidemia vazhdon të rritet në Kinë, derisa autoritetet e vendit raportuan 66 vdekje të reja brenda natës. /Lajmi.net/