Del në shitje Jetta 36 vjet e vjetër, ka vetëm 49 mijë km të kaluara
Volkswagen Jetta mbetet njëri nga modelet më nostalgjike në sytë e vozitësve.
Auto & Tek
Në fillim, para 41 vjetëve, dukej se Jetta mund të ishte rrezik nga seria e Golf. Jo shumë gjatë pas debutimit botëror në vitin 1979, prodhimi i gjeneratës së parë të Jett-ës filloi në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinë, transmeton lajmi.net.
Nostalgjikët do të jenë të kënaqur nga fotografitë e gjeneratës së parë të Jettës të ruajtur në mënyrën më të mirë të mundshme.
Fjala është për modelin e prodhuar më 1 mars të vitit 1984, pak para prezantimit të gjeneratës së dytë.
Jetta LX e dale në ankand i ka të kaluara vetëm 49 mijë km (kilometra), është e ruajtur dhe në gjendje orgjinale si jashtë ashtu edhe brenda.
Po ashtu, modeli klasik ka motor benzinë 1.3-litër në kombinim me marshin manual me 4 shpejtësi. Ajo shitet me çmim prej 9,900 eurosh. /Lajmi.net/