Lamborghini i ri, makina më e “frikshme” e të gjitha kohërave
I markuar si "përsosmëri ekskluzive e drejtimit në rrugë të hapur", Lamborghini SVJ po konsiderohet si vetura më e "frikshme" e të gjitha kohërave.
Auto & Tek
Nën kofano, makina posedon një motor 65-litërsh të tipit V12, gjë që e bëjnë potente të arrijë 100 km/h për 2,9 sekonda. Shpejtësia maksimale që arrin modeli i ri sportiv i ‘Lamborghini’ është 350 km/h, transmeton lajmi.net.
Makina është vendosur në treg me një çmim prej afro 350 mijë euro.
SVJ konsiston në Super Veloce Jota, ose “super shpejt” nga italishtja.
Sipas The Telegraph, SVJ sigurisht futet në listën e dhjetë Lamborghini-ve më të frikshëm të të gjitha kohërave, përfshirë këtu edhe Countach, Espada dhe Miura. /Lajmi.net/