Psikologu: Veturat e shtrenjta i vozisin arrogantët
Sipas një studimi të fundit, ekzistojnë dy lloje të njerëzve që preferojnë makina luksoze.
Auto & Tek
Jan-Eric Lonkquist, profesor i psikologjisë sociale në Universitetin e Helsinkit, erdhi në këtë përfundim. Ai mori idenë për këtë studim duke shikuar sjelljen antisociale në trafik.
Sipas tij, makinat e shtrenjta drejtohen nga njerëz arrogantë, transmeton lajmi.net.
“Kam vërejtur se në dritën e kuqe të semaforit zakonisht nuk ndalen vozitësit e makinave të shpejta gjermane. Ata gjithashtu nuk ndalen as para këmbësorëve dhe në përgjithësi janë neglizhues në trafik,” pohon Lonquist.
Ekipi i tij i ekspertëve ka anketuar rreth 1.900 shoferë, duke i pyetur se çfarë lloj veturash iu përshtaten më së miri, statusin e tyre material, e deri te tiparet personale dhe format e tjera shoqërore.
Duke gjykuar nga ky studim, burrat të cilët janë egoistë, kokëfortë, të pandjeshëm, të prirë për të debatuar dhe të vështirë për të negociuar, vozitin makina të shtrenjta Audi, BMW dhe Mercedes në shumicën e rasteve. /Lajmi.net/