Nedved ka një mesazh për kundërshtarët e Juventus: Boll i fajësuat gjyqtarët për humbjet
Zv.Presidenti i Juventus, Pavel Nedved, ka shpërthyer kundër skuadrave kundërshtare.
Sport
Pas fitores kundër Fiorentina me rezultatin 3:0, ku dy golat e Juventus erdhën nga penalltia, presidenti i Viola akuzoi gjyqtarin se mori vendime të padrejta.
Fjalëve të presidentit të Fiorentina iu është kundërpërgjigjur Pavel Nedved, i cili ka përcjell një mesazh të qartë për të gjithë kundërshtarët.
“Ai (presidenti i Fiorentina) ka gjithë respektin tim, por ne jemi të lodhur nga ky trend. Juventus ka fituar me meritë. Mjaft me arsyetimet e këtyre skuadrave që humbin kundër Juventus”, ka thënë Nedved, transmeton lajmi.net.
“Ne merituam të fitojmë sot, duke bërë diçka më shumë se ata. Gjërat nuk duhet thënë para se njerëzit të qetësohen. Këto arsyetime po përdoren shumë kundër Juves” ka thënë tutje zv.Presidenti i Juventus.
Juventus tashmë mban një epërsi me pesë pikë më shumë se Lazio, por Inter mund të afrohet në tri pikë me një fitore eventuale sonte. /Lajmi.net/