Hummer sjellë “bishën” me një mijë kuaj-fuqi
General Motors ka njoftuar të dhënat kryesore për automjetin rrugor elektrik me një dizajn të bukur.
Auto & Tek
Më parë, kishin raportuar se Hummer po kthehet përsëri. Për dallim nga origjinali, megjithatë, nuk duhet të jetë një makinë me gaz, por një makinë elektrike. Tani General Motors i ka konfirmuar thashethemet, transmeton Telegrafi.
General Motors ka publikuar katër klipe të shkurtra. Këto janë pjesë e reklamës “Quiet Revolution”.
Në video përmenden disa specifikime të Hummer EV. Makina elektrike ka 1.000 kuaj-fuqif, dhe arrin shpejtësinë nga 0 në 100 km / orë në vetëm 3 sekonda.
Akoma nuk ka informacion mbi çmimin. Zbulimi i madh i Hummer EV është planifikuar për 20 maj 2020.