Nike tërheq nga shitja në internet të gjitha produktet me emrin Kobe, kjo është arsyeja

Pas vdekjes tragjike të Kobe Bryant në një përplasje me helikopter, Nike ka tërhequr nga shitja në internet të gjitha produktet që mbajnë emri e tij.

Sport

28/01/2020 16:39

Për shumë vite, Kobe bashkëpunoi me Nike, e cila prodhoi një numër të caktuar të atleteve me firmën e tij.

Atletet e Kobe janë një produkt i mrekullueshëm dhe janë ndër më të njohurat në botë.

ESPN shkruan se Nike ka vendosur të pezullojë shitjet e këtyre atleteve për të parandaluar keqpërdorimit që mund të ndodhin, me dikë që mund të blej numër të madh të tyre, për t’i shitur më vonë tek tifozët e Bryant me një çmim shumë më të lartë./Lajmi.net/