“E goditi me sëpatë në kokë disa herë”, rrëfimi i dëshmitarëve për ngjarjen makabre në Korçë
Krimi makabër që ndodhi pak pas mesditës së sotme afër pazarit të qytetit ndodhi në sy të dhjetra dëshmitarëve.
Lajme
Viktima është identifikuar si Dashnor Osmani nga fshati Pocestë, i cili punonte si shitës bananesh, ndërkohë personi që e ka goditur me sëpatë është Zamir Topi nga i njëjti fshat.
Ora News sjell dëshminë e dy prej tyre të cilat tregojnë se janë të shokuar edhe ende nuk e kanë marrë veten.
“E goditi me sëpatë në kokë disa herë. U trondita. Sa e pashë u largova kisha frikë. U tmerrova desh më ra të fikët” thotë një djalë I cili ka qenë dëshmitar I skenës makabre.
Viktima shiste banane ndërsa autori I cili është arrestuar nuk njihej nga dëshmitarët.
Ngjarja e rëndë ka tronditur qytetin pas ka ndodhur në një zonë të populluar.
Me dhjetëra qytetarë u mblodhën rreth trupit të pajetë ndërsa pritej të zhvendosej në autoambulancë. /oranews