Juventus me një mungesë të madhe për ndeshjet kundër Napoli dhe Fiorentina

Juventus do të ketë një mungesë të madhe në dy ndeshjet e radhës, të cilat i luan kundër Napolit dhe Fiorentinës.

Sport

23/01/2020 18:01

‘Zonja e vjetër’ ka konfirmuar se ata do të jenë pa shërbimet e brazilianit Danilo, në ndeshjet kundër Napoli dhe Fiorentina, transmeton lajmi.net.

Danilo kishte pësuar një dëmtim në fitoren 3:1 të Juventus kundër Romës, në çerekfinale të Kupës së Italisë, dhe u largua nga fusha e blertë pas vetëm 41 minutave.

Sot, braziliani i është nënshtruar disa testeve, të cilat i kanë paraqitur një problem muskulor.

Këto teste do të përsëriten pas 10 ditëve, për të definuar kohën precize të rikuperimit. /Lajmi.net/