Publikohet me videoklip dueti i shumëpërfolur i Taynës dhe Mozzik
Tayna dhe Mozzik kanë publikuar me videoklip këngën e re.
ShowBiz
Tayna dhe Mozzik ka pak ditë që kishin konfirmuar bashkëpunimin, i cili parashihej të publikohej më 28 janar, shkruan lajmi.net.
Por, gjatë ditës së djeshme ajo rrodhi ilegalisht në internet, duke i detyruar që ta përafrojnë datën e publikimit.
Tashmë kënga u publikua edhe me videoklip dhe ka premisat e një super-hiti.
Për tekstin janë kujdesur vet Tayna dhe Mozizk, mix/masterin e bënë Lorenc Aliaj dhe Cricket, kurse videoklipi u punua nga Sekuencë.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re me titull “Edhe ti”, nga Tayna dhe Mozzik. /Lajmi.net/