Bernardeschi – Rakitic, shifrat e shkëmbimit nga Juventus dhe Barcelona
Juventus dhe Barcelona janë duke negociuar në lidhje me shkëmbimin e Federico Bernardeschit me Ivan Rakitic.
Sport
Juventus dhe Barcelona vazhdojnë të jenë në bisedime në lidhje me shkëmbimin e Federico Bernardeschit me Ivan Rakitic.
Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” raporton se përkundër mohimeve nga Bianconerët, palët vazhdojnë të zhvillojnë diskutime në lidhje me shkëmbimin e italianit me kroatin, transmeton lajmi.net.
Mirëpo, pika e cila është duke bllokuar marrëveshjen është dëmshpërblimi i kërkuar nga Juventus për Barcelonën për të finalizuar shkëmbimin. Skuadra nga Serie A kërkon 10 milionë euro shtesë nga Barcelona për finalizimin e marrëveshjes.
Shkëmbimi Bernardeschi – Rakitic ishte shfaqur si opsion edhe në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës së vitit 2019. /Lajmi.net/