Barcelona dhe Juventus po përgatiten për mega-shkëmbimin, marrin vëmendjen e merkatos
Barcelona dhe Juventus janë në bisedime për një shkëmbim të mundshëm.
Sport
Merkatoja e janarit po vazhdon dhe top skuadrat evropiane janë duke bërë kalkulimet për përforcimet e reja nëpër skuadra.
Dy nga skuadrat aktive në merkato janë edhe Juventus e Barcelona, të cilat sipas raportimeve italiane po përgatiten për një mega-marrëveshje.
‘La Republicca’ shkruan se Juventus dëshiron shkëmbimin Bernardeschi – Ivan Rakitic, transmeton lajmi.net.
Bernardeschi është pëlqyer edhe më parë nga Barcelona, por në verë ata nuk arritën të marrin shërbimet e tij.
Rakitic në anën tjetër nuk ka pasur minutat e mjaftueshme te Barcelona gjatë këtij sezoni, dhe është gati për largimin.
Mbetet të shihet nëse kampionët e Serie A dhe ata të La Liga do të arrijnë marrëveshjen për mega-shkëmbimin Bernardeschi – Rakitic. /Lajmi.net/