Guardiola flet për situatën e të dëmtuarit, Leroy Sane

Leroy Sane vazhdon t’i mungojë skuadrës së Manchester City, si pasojë e një dëmtimi të pësuar në finalen kundër Liverpool.

Sport

17/01/2020 18:45

Sane ishte afër largimit nga Man City te Bayern Munich, por transferimi i tij dështoi, ndoshta pikërisht si pasojë e këtij lëndimi.

Së fundmi, lidhur me situatën e lojtarit disa komente ka dhënë edhe Pep Guardiola, i cili ka thënë se pret që lotjari t’iu kthehet stërvitjeve gjatë javës tjetër.

“Leroy akoma nuk është duke u stërvitur me ne, por gjithçka po ecën mirë me të” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Ai duhet të stërvitet së bashku me skuadrën qysh nga java tjetër” ka shtuar spanjolli.

Leroy Sane duket se nuk është larg rikthimit. Ai mund të jetë një ndihmë e madhe për skuadrën e Guardiola, e cila këtë edicion ka mbetur prapa Liverpool, në Premierligë. /Lajmi.net/