A u shtrenjtua nafta në Kosovë pas tensioneve SHBA-Iran?

Derivatet me të cilat lëvizin automjetet në Kosovë nuk pritet që të shtrenjtohen për shkak të tensioneve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Lajme

11/01/2020 21:12

Kështu së paku thonë në shoqatën e naftëtarëve të vendit.

Ndërkohë, para disa ditësh pati raportime se çmimi i naftës ka pasur luhatje në Kosovë.

Krejt kjo situatë u krijua pas sulmeve me raketa në bazat amerikane në Irak.