Dybala afër rinovimit me Juventus – pritet një kontratë joshëse për argjentinasin
Paulo Dybala është afër rinovimit me Juventus.
Sport
Ylli argjentinas i ‘Zonjës së vjetër’, Dybala, thuhet të jetë shumë afër rinovimit të kontratës me skuadrën nga Torino.
Merkatoja e verës e lidhte lojtarin me një largim të mundshëm nga Juve, me skuadrat e Premierligës që lidheshin me emrin e tij, por duket se situata ka ndryshuar nën Maurizio Sarri.
‘Goal’ mëson se kontrata e re është shumë afër, dhe pritet të arrihet marrëveshje mes Dybala dhe Juves, transmeton lajmi.net.
Sezoni 2019/20 ka treguar një Dybala të ‘ringjallur’, i cili ka shënuar nëntë gola dhe ka shtuar gjashtë asistime, në 23 paraqitje.
Rinovimi i kontratës do të shuante të gjitha dilemat për të ardhmen e yllit argjentinas. /Lajmi.net/