Kupa e Ligës: Man City shumë i fortë për Man Utd – ‘Citizens’ fitojnë me lehtësi në ‘Old Trafford’
Manchester City e ka fituar me shumë lehtësi derbin lokal me Manchester United.
Sport
Në kuadër të Kupës së Ligës së Anglisë, Manchester City luajti në udhëtim tek Man United, ku edhe morën fitore me rezultatin 1:3, shkruan lajmi.net.
‘Citizens’ kaluan në epërsi qysh pas 17 minutave lojë, kur Bernardo Silva shënoi një nga golat më të bukur në karrierën e tij me Man City.
Epërsinë e mysafirëve e dyfishoi algjeriani Ryiad Mahrez, pas 33’ minutave lojë, duke kapur përsëri në befasi nikoqirët.
Golin e tretë dhe të nokautit, lojtarët e Pep Guardiola e shënuan me ndihmën e yllit të United, Andreas Pereira, i cili në minutën e 39’ dërgoi topin në rrjetën e vet.
Krejt çka Manchester United tregoi në këtë ndeshje ishte goli i shënuar nga Marcus Rashford, i cili erdhi 20 minuta para fundit të ndeshjes.
Man City tashmë do të pres skuadrën e United më 29 janar, për ndeshjen e dytë në kuadër të kësaj gare. /Lajmi.net/