Lajm i keq për ata që e pëlqejnë shumë djathin, çfarë thotë shkenca

Djathi përmban një substancë kimike që ndodhet edhe në drogat adiktive, kanë zbuluar shkencëtarët.

Lifestyle

07/01/2020 17:16

Ekipi që qëndron prapa këtij studimi ka shpjeguar po ashtu se pse disa ushqime shkaktojnë në një farë mënyre varësi më shumë se të tjerat.

Duke përdorur skemat e Universitetit Yale për Shkallën e Varësisë, të dizajnuara për të matur varësinë e një individi ndaj ushqimeve, dhe është zbuluar se djathi e ka aftësinë të shkaktojë varësi për shkak se përmban kazeinë apo proteina qumështore.

Autorët e studimit kanë gjetur se ushqimet e përpunuara, lidheshin me sjellje varësie, pasi që ushqimet e yndyrshme janë më së vështiri të mënjanueshme kur filloni t’i konsumoni.