Bie numri i shitjeve të automjeteve në Gjermani
Prodhimi gjerman i automjeteve ka pësuar një rënie vjetore, pasi tregjet e eksportit vazhduan të pakësoheshin.
Fun
Njoftimin e bëri sot Shoqata Gjermane e Industrisë së Automjeteve (VDA), transmeton lajmi.net.
VDA deklaroi se shitjet vendase në vitin 2019 pësuan një rritje prej rreth 5% nga viti në vit në rreth 3,6 milionë automjete të reja.
Sipas një agjencie qeveritare, shumica më e madhe e blerjeve, rreth dy të tretat, ishin nga kompani të ndryshme.
Megjithatë, prodhimi i përgjithshëm u ul me 9% në vit, në 4,7 milionë automjete, si pasojë e pakësimit të kërkesës nga jashtë vendit.
Kjo përputhet me rënien në vazhdim të shifrave të eksportit në Gjermani. /Lajmi.net/