Drejtori sportiv i Juventus: Can dhe Rabiot do të qëndrojnë

Emre Can dhe Adrien Rabiot duket se nuk do të jenë akterë të merkatos së dimrit.

Sport

06/01/2020 18:01

Drejtori sportiv i Juventus, Fabio Paratici, ka përjashtuar mundësinë për shitjen e Adrien Rabiot dhe Emre Can.

Can dhe Rabiot kanë tërhequr interesim të madh nga skuadra si Paris Saint Germain, Manchester United e Everton.

“Mund të përjashtojë mundësinë e largimit të Can, pasi ai do të mbetet me ne. Në nivel internacional, ai është një nga lojtarët më të kërkuar, por mendoj se mund të jetë i rëndësishëm për projektin tonë” ka thënë Paratici, transmeton lajmi.net.

“Rabiot ka ardhur këtu pa luajtur tetë muaj. Është e natyrshme që ai duhet të adoptohet në nivelin fizik. Ai po paguan çmimin për atë, por ka bërë mirë kur është përdorur” ka shtuar drejtori sportiv.

Emre Can ka qenë emri që është përmendur se mund të përfshihet në një shkëmbim me Paredes të Paris Saint Germain, ose Thiago Alcantara të Bayern Munich. /Lajmi.net/