Dëshiron selfie me majmunin, pendohet shumë shpejt

Një turist që shprehu dëshirë të realizonte një fotografi "selfie" në Bali për të përjetësuar një takim me majmunët, u pendua shpejt.

Fun

06/01/2020 16:50

Connor Coman-Sargent dhe miqtë e tij vizituan qytetin Uluwatu në Bali të Indonezisë dhe u përpoqën të fotografoheshin me një majmun që qëndronte në çatinë e një shtëpie.

Derisa Connor u rregullua për foton, majmuni rrëmbeu me shpejtësi syzet e tij dhe iku në krye të çatisë.

Miqtë e tij regjistruan gjithçka në kamera dhe, në videon që ndanë në mediat sociale, dëgjohen të qeshura derisa Connor i hutuar nuk di se çfarë të bëjë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B5fFLa5BFOA/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading