Prifti “përbindësh”, po arrin të ngritë avionë, kamionë e shtëpi
Një prift në Kanada do t’iu mahnisë me fuqinë e tij.
Fun
Ai posedon mjaftueshëm fuqi, sa mund të tërheqë avionë, kamionë të zjarrëfikësve, shtëpi. Madje, ai mund të mbajë mbi shpinë edhe 22 gra, transmeton lajmi.net.
Kevin Fast është pastor i Kishës Luterane në qytetin e Koburg të Kanadasë. Por, pastorizmi nuk e pengoi atë që të ndiqte hobin e tij.
56-vjeçari është një përbindësh i vërtetë dhe ka thyer një sërë rekordesh në Librin Gines për sa i përket peshëngritjeve. /Lajmi.net/
