Juventus nuk e shet Rabiotin

Skuadra e Juventus nuk e ka ndërmend ta shes Rabiot.

Sport

04/01/2020 17:16

Planet e ‘Biankoneri’ për mesfushorin francez, Adrien Rabiot, nuk janë që ta largojnë atë nga skuadra.

Skuadrat e Premierligës kanë marrë lajmin e keq lidhur me lojtarin, pasi ky i fundit nuk do të jetë në shitje, transmeton lajmi.net.

Rabiot është lidhur me një kalim të mundshëm tek Manchester United, Arsenal dhe Everton.

Mungesa e minutave tek Juventus ka bërë që skuadrat nga Prremierliga të tentojnë shfrytëzimin e situatës, por duket se do të jetë e vështirë.

24 vjeçari nuk është në shitje dhe Juventus dëshiron ta ketë atë edhe pas merkatos së janarit. /Lajmi.net/