Nani: Isha afër kalimit tek Juventus

Luis Nani ka zbuluar se ishte shumë afër kalimit tek skuadra e Juventusm vite më parë.

Sport

03/01/2020 21:45

Nani, i cili kulmin e karrierës e pati tek Manchester United, nën urdhrat e Alex Ferguson, duket se ishte afër kalimit tek Juventus, në vitin 2014.

“Pasi rinovova kontratën time në 2013, unë pësova lëndim, por përkundër këtij fakti, kishte shumë oferta për mua” ka thënë Nani, transmeton lajmi.net.

“Lojtarë të tjerë po luanin, edhe fëmijë. Në atë pikë, mendova për këtë dhe i thash klubit se duhet të largohem.”

“Përsa rikuperohesha, gjeta marrëveshje me Juventus. Ishte gjithçka e kryer. Juve më dëshironte, United tha po, dhe trajneri dha miratimin. Por, në minutat e fundit, United vendosën të bllokojnë gjithçka” ka zbuluar portugezi.

Krejt kjo situatë kishte ndodhur shtatë vite pasi Nani kishte kaluar tek United, pas Sporting. /Lajmi.net/