ZYRTARE: Juventus blenë kartonin e Kulusevski

Juventus edhe zyrtarisht ka blerë kartonin e lojtarit të Atalanta, Dejan Kulusevski.

Sport

02/01/2020 22:10

Kulusevski është përforcimi i parë i Juventus, në merkaton e janarit, transmeton lajmi.net.

Mesfushori që aktualisht luan tek Parma tashmë do t’i takojë skuadrës së Juventus, pas marrëveshjes së arritur sot.

Juve ka paguar 35 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Kulusevski do ta kalojë pjesën e mbetur të sezonit tek Parma, për t’iu bashkuar Juves tjetrin sezon. /Lajmi.net/