Zinchenko: Nuk ka dyshim se Guardiola është më i miri në botë

Oleksandr Zinchenko ka shprehur besimin e tij të plotë se Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë.

Sport

30/12/2019 19:16

Ylli i Manchester City, Zinchenko, i cili nën urdhrat e trajnerit Guardiola është aktivizuar si mbrojtës krahu, duket se ka kaluar dhe po kalon aventurë fenomenale me trajnerin e tij.

Zinchenko shprehet se nuk ka dyshim mbi atë se kush është më i miri në botë, si trjaner.

“Është e pabesueshme. Ai është më i miri në botë, nuk ka dyshim” ka thënë Zinchenko, transmeton lajmi.net.

“Për mua, gjëja më e rëndësishme është se ai di gjënë e duhur për të thënë, në kohën e duhur, dhe skuadra ndjenë ato lloj momentesh. Sigurisht, ai është i jashtëzakonshëm me taktikat” ka shtuar ukrainasi.

23 vjeçari ka arritur që t’i bëjë vetës një vend në formacionin bazë të Guardiola, tek Man City. /Lajmi.net/