Man City kthehet te fitorja, shkëlqen De Bruyne
Manchester City është kthyer te fitorja pas humbjes së befasishme të premten nga Wolves.
Sport
Qytetarët mposhtën në shtëpi 2:0 Sheffield United.
Në këtë ndeshje paraqitje fantastike pati mesfushori Kevin de Bruyne (82’), i cili realizoi dhe asistoi te goli i parë i Agueros (53’).
Skuadra e Pep Guardiola mbetet në pozitën e tretë me 41 pikë, teksa Sheffield në pozitën e tetë me 29 pikë. /Lajmi.net/