Paga e Haaland përjashton Juventusin nga gara për nënshkrimin e tij

Erling Haaland duket se do të jetë i papërballueshëm për skuadrën e Juventus.

Sport

29/12/2019 15:02

Haaland është lojtari që ka zgjuar vëmendje të madhe tek skuadrat e mëdha evropiane, si Juventus, Manchester United e Leipzig.

Një nga favoritët për nënshkrimin e lojtarit thuhej të ishte Juventus, por duket se tashmë situata është komplikuar, si pasojë e pagës që lojtari kërkon.

Kërkesat e Erling Haaland, kanë hapur telashe për Juventus, bën të ditur ‘Tuttosport’, transmeton lajmi.net.

Lojtari norvegjez thuhet të ketë kërkuar rreth 8 milionë euro për sezon. Kjo shumë do ta bënte atë lojtarin e katërt më të paguar tek ‘Zonja e vjetër’.

Cristiano Ronaldo, Paulo Dybala e Gonzalo Higuain do të ishin tre lojtarët e vetëm që do të fitonin më shumë se ai. /Lajmi.net/