Trajneri i Francës, Deschamps tregon se për cilën skuadër bën tifo në Ligën e Kampionëve
Selektori i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ka zbuluar se kush është skuadra për të cilën ai bën tifo në Ligën e Kampionëve.
Sport
Deschamps ka bërë të ditur se shpreson që ish skuadra e tij, Juventus, të jetë ajo që del fituese në këtë kompeticion.
Trajneri i Francës e di se ai është trofeu që Juve synon tash e disa vite, por e di se ka edhe shumë skuadra tjera të forta që kanë synimin e njëjtë.
“Si shtatë apo tetë skuadra tjera, ata (Juve) nisin Ligën e Kampionëve për të fituar. Është objektivi kryesor për Juventus, por vetëm një skuadër mund ta fitojë” ka thënë Deschamps, transmeton lajmi.net.
“Juve kanë këtë synim tash e disa vite, dhe shpresoj që ata ta fitojnë. Kualiteti është me ta, por ka edhe skuadra tjera të forta që mund ta fitojnë. Të shohim” ka shtuar selektori i Francës.
Deschamps ka luajtur me ‘Zonjën e vjetër’ nga viti 1994 deri në 1999. /Lajmi.net/