Guardiola zbulon se kush do të jetë zëvendësuesi i David Silva tek Man City

Pep Guardiola ka treguar se kush do të jetë zëvendësuesi i David Silva tek skuadra e Manchester City.

Sport

27/12/2019 09:48

Silva do të largohet nga ‘Etihad Stadium’ në fund të këtij sezoni, kur kontrata e tij të skadojë.

Një nga ikonat e kësaj skuadre pritet të lë hapësira të mëdha, por duket se Guardiola nuk mendon që të blejë ndonjë lojtar si zëvendësues të spanjollit, pasi beson se në skuadër ka lojtarë që mund të mbulojnë ato hapësira.

“Nuk mendoj se do të bëjmë ndonjë lëvizje për atë pozicion. Nuk mendoj se do të nënshkruajmë me ndonjë” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Ndoshta mund të ndryshojë mendje, varësisht nga gjashtë muajt e ardhshëm, por unë kam të tjera prioritete dhe nuk mendoj se do të blejmë, sepse kemi mjaftueshëm.”

“Bernardo Silva mund të luajë aty, Phil Foden është aty, kemi edhe Ilkay Gundogan, kemi De Bruyne, kështu që nuk mendoj se do të bëjmë diçka për atë pozitë” shtoi spanjolli.

“Ky është mendimi im sot, do të shohim përsëri në fund të sezonit” ishin fjalët e Guardiolas.

David Silva tashmë numëron më shumë se 400 paraqitje me Manchester City. Ai ka shënuar 74 herë dhe ka regjistruar edhe 136 asistime. /Lajmi.net/