2019 nuk ka qenë vetëm me lajme të këqija, këtu gjeni disa fakte se ky vit ishte i mahnitshëm

Studimet tregojnë se njerëzit kanë tendencë t’i kushtojnë vëmendje lajmeve të këqija dhe madje kanë tendencë të i kujtojnë më mirë.

Fun

27/12/2019 21:45

Kjo ndodh për shkak se truri i njeriut është i programuar nga natyra që të i gjej çdo potencial të kërcënimeve. Edhe pse tash jetojmë në një botë më të sigurtë se sa në të kaluarën, truri jonë ende funksionon njëjtë.

Ne jemi mësuar të i shohim dhe i kushtojmë vëmendje vetëm lajmeve të këqija, mirëpo kjo nuk është e gjitha që ka ndodhur në 2019, ky vit ishte plot me lajme të mira, dhe këtu do i gjeni disa prej tyre, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

  • Holanda ka mbjellur kulmin e stacioneve të autobusëve me lule, përkatësisht 315, për bletët.
  • Popullata e balenave, të cilat ishin në prag të zhdukjes në 50 vitet e shekullit të kaluara, është rikuperuar plotësisht. Dikur ishin vetëm 450 prej tyre, sot janë diku rreth 25 mijë.
  • Satelitët e NASA, kanë marrë të dhëna se bota është shumë më e gjelbër tani sesa 20 vite më parë.
  • Norvegjia ka vendosur mos të nxjerr puse nafte në ishujt Lofoten (rezervat e naftës atje vlerëson dikur rreth 60 miliardë dollarë), por kjo shtë bërë me qëllim të ruajtjes së ekosistemit lokal.

  • 20 vende afrikane po marrin pjesë në ndërtimin e Murit të Gjelbër, në mënyrë që të ndalojnë kthimin e  Afrikës në shkretëtirë.
  • Sundintarja Theresa Kachindamato ka arritur të i jap fund martesat e 3 mijë fëmijëve dhe të ndihmojë vajzat të përfundojnë shkollimin e tyre.

  • Në Romë, ju mund ta paguani biletën e metrosë me shishe plastike, një udhëtim kushton 30 shishe. Brenda muajt të parë pas fillimit të këtij programi, u mblodhën rreth 100 mijë shishe.
  • Parlamenti Evropian prezentoi një ndryshim në ligjin e Bashkimit Evropian ku thuhet të ndalohet shitja dhe prodhimi i sendeve plastike.

  • Qeveria e Kosa Rikës, ka krijuar një kampanjë në mënyrë që të ndalohen fotografitë me kafshë të egra.
  • Shkencëtarët tani kanë krijuar ushqim për mace që ndalon marrjen e alergjive dhe mos përcjelljen e tyre tek njerëzit.

  • Në vitin 2019, 40 vende kanë ndaluar cirket me kafshë të egra. /Lajmi.net/