‘Strip club’-i i Las Vegasit vihet në zjarr, dhuroi tenda me logo për të pastrehurit

Një 'strip club' në Las Vegas është vënë në zjarr për arsye se në tendat që dhuroi për të pastrehurit, kishte vendosur logon e markës.

Fun

25/12/2019 22:48

Një nënë, identiteti i së cilës mbetet anonim, u ankua se tendat nga ‘Deja Vu Showgirls’ ishin imorale dhe të pështira, transmeton lajmi.net.

Ajo tha se një gjë e tillë nxiti që të pyesnin fëmijët se “kush është Deja Vu Showgirls”.

Ndërmarrja dënoi qëndrimin e gruas në llogarinë e tyre nëpër rrjetet sociale.

“Është vërtetë trishtuese të shohësh se një strip club është më humanitare sesa një nënë”, shkruajtën ata në rrjetet sociale.

Në një deklaratë për KTNV, kompania shprehu se vendimi ishte në përputhshmëri të një rregulloreje të fundit të miratuar nga qyteti që do ta bëjë të paligjshëm që njerëzit e pastrehë të flenë në hapësira publike nëse ka hapësirë në një strehë lokale.

Ligji në fjalë do futet në fuqi me 1 shkurt të vitit 2020. /Lajmi.net/