Kafeja do iu ndihmojë të mposhtni një ndër problemet më të zakonshme tek kosovarët
Kafeina mund të konsiderohet si një agjente kundër obezitetit. Kështu po pohon një studim i fundit.
Lifestyle
Studiuesit e Universitetit të Illinoisit kanë zbuluar se kafeja zvogëlon konservimin e lipideve, prodhimin e triglicerideve dhe kufizon shtimin në peshë, transmeton lajmi.net.
Ky eksperiment u aplikua tek minjtë, të cilët ndoqën një dietë me 40 përqind yndyrë, 45 përqind karbohidrate dhe 15 përqind proteina.
Ata gjithashtu konsumuan kafe në një sasi të barabartë me atë të një qenieje njerëzore, i cili mesatarisht pi katër kafe në ditë.
Minjtë që konsumuan kafeinën grumbulluan më pak yndyrë të trupit sesa grupi tjetër: ata fituan 16 përqind më pak peshë dhe grumbulluan 22 përqind më pak yndyrë trupore sesa minjtë që konsumuan produktin e dekafeinuar. /Lajmi.net/