Momenti historik kur vetura McLaren Speedtail arrin 403 km/h

Prototipi Speedtail ka arritur një shpejtësi maksimale prej 403 kilometrash në orë, në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida, gjatë ditës së djeshme.

Auto & Tek

24/12/2019 15:51

Shpejtësia  e McLaren tejkaloi rekordin e mëparshëm të vendosur nga modeli F1 i firmës. Maksimumi i shpejtësisë të rekordit të mëhershëm ishte 386.4 km/orë, transmeton lajmi.net.

McLaren Speedtail fuqizohet nga një motor 4.0-litërsh, të tipit V8 me turbo binjake. Si rrjedhojë e kësaj fuqie poseduese në motorin elektrik, ai prodhon gjithsej 1,055 kuaj-fuqi.

Makina nga radhët e McLaren përshkon shpejtësinë 100 km/orë për 2,5 sekonda, derisa për 13 sekonda arrin 300 km/orë.

Shitjet e këtij prodhimi të ri të ndërmarrjes tashmë kanë përfunduar, të cilat priten të dorëzohen në shkurt. Çmimi i makinës është 1,970,000 euro. /Lajmi.net/

YouTube player