Juventus me ofertë ‘bombastike’ për Pogban

Paul Pogba mund të kthehet në Juventus në janar për 60 milionë euro para të gatshme plus Emre Can, shkruan Tuttosport.

Sport

24/12/2019 12:58

Spekulimet për një rikthim të mundshëm në Torino kanë rrethuar 26-vjeçarin që kur ai u largua për 105 milionë euro në gusht 2016.

Ai dihet se është i irrituar nga situata në Old Trafford dhe ka bërë vetëm shtatë paraqitje konkurruese këtë sezon, me një dëmtim të përsëritur të këmbëve, përcjell lajmi.net.

Sipas gazetës Tuttosport, Juve mund ta rikthejë Pogba qysh në janar sesa të presë verën.

Oferta në tryezë thuhet se është 60 milionë euro dhe shërbimet e Emre Can.

Juventus po vuan nën trajnerin e ri Maurizio Sarri, i cili kërkon një prani më të fortë në mesfushë për të mbështetur treshen e sulmit Paulo Dybala, Gonzalo Higuain dhe Cristiano Ronaldo.

Emre Can ka filluar të nervozohet te Juve, pasi kishte mbetur jashtë skuadrës së tyre të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/