Guardiola i shqetësuar me racizmin në futboll, frikësohet se problemi nuk do të zgjidhet kurrë
Pep Guardiola ka dhënë komentet e tij lidhur me problemin e racizmit në futboll, që kohëve të fundit po rritet shumë.
Sport
Trajneri i Manchester City ka qenë dëshmitar i incidenteve të shumta në Premierligë, që lidhen me racizmin, edhe në raste kur subjekt i abuzimeve ishin lojtarët e tij, si Raheem Sterling.
Guardiola ka shprehur shqetësimin se futbolli nuk do të lirohet kurrë nga këto probleme.
“Nuk besoj. Ne duhet të luftojmë, por kjo do të marrë kohë, shumë kohë, për ta larguar” ka thënë Guardiola, i pyetur nëse racizmi mund të mposhtet, transmeton lajmi.net.
“Mendoj se është problem që ka ndodhur me dekada e shekuj. Por tani është vizualizuar më shumë, sepse mediet janë më afër problemit.”
“Mendoj se ka ndodhur kohë më parë, ne vetëm duhet të luftojmë përsëri dhe përsëri. Me fëmijët e vogël, në shkolla, në rrugë.” Ishin fjalët e Pep.
Kujtojmë se një tifoz i Manchester City ishte arrestuar pasi ishte identifikuar si person që abuzoi në baza racore me një lojtar të Manchester United, gjatë këtij muaji. /Lajmi.net/