Humbja ndaj Lazios në Superkupë, prishet rekordi i Ronaldos

Cristiano Ronaldo ka humbur finalen e tij të parë në më shumë se shtatë vjet, derisa Juventus kapitulloi dje ndaj Lazio. Ai ishte i pamposhtur që nga viti 2013.

Sport

23/12/2019 08:40

Superylli menjëherë hoqi medaljen e argjendtë nga qafa e tij dhe u kthye përsëri në dhomën e zhveshjes, duke mos pritur të shihte teksa Lazio të ngrinte Superkupën e Italisë.

Lacialët triumfuan 3-1 në Riad dhe e fituan këtë trofe për herë të dytë në tre sezonet e fundit, kur ata kishin mposhtur Juven 3-2, transmeton lajmi.net.

Është e kuptueshme që Ronaldo nuk ishte plotësisht i sigurt për të qenë në skuadrën humbëse në një ceremoni si kjo, pasi ai nuk e kishte provuar atë në mbi shtatë vjet.

Hera e fundit që Ronaldo humbi në një finale ishte 17 maji 2013, kur Real Madrid u mund 2-1 nga rivalët vendas Atletico Madrid në kohën shtesë.

Midis nivelit të klubit dhe ndërkombëtar, kjo u pasua nga 12 fitore radhazi derisa ai u ndesh me Lazio.

CR7 ka luajtur dy finale me Juventus dhe ka fituar të parën, duke shënuar golin për të mposhtur Milan 1-0 në Superkupën në janar 2019. /Lajmi.net/